ID e pronës : AV0002
Në shitje - Vill, Vill në shitje
Shitet villa me 12.5 Ari me mbi 120m² të banuara.
Villa është dy kate dhe posedon këtë renditje:
Kati i parë: sallon së bashku me kuzhinë ku nga kuzhina ka dalje në ballkon, një banjo me wc, dyshemeja e tëra me pllaka.
Kati i dytë: me dy dhoma gjumi, të dy dhomat me dalje në ballkon, dyshemeja parket, koridori pllaka të kualitetit të lartë, shkallët granit, dyer druri dritare plastike me rolete të jashtme
Villa posedon infrastrukturë të plotë, nxemje qendrore me rrymë, kamin, vendparking të mjaftueshëm, si dhe oborr plot gjelbërim në të gjitha anët.
Vend mjaftë i qetë që krijon momente relaksuese, larg zhurmes dhe ajrit te ndotur.
Villa gjendet në një pjesë mjaftë të frekuentuar, me dalje direkt në rrugë të asfaltuar e cila e bën mjaftë të lehtë qasjen në qytet, e përshtatshme per kalimin e vikendit por pse jo dhe gjithë javën per ata qe jane në merak për ambiente me ajër të pastërt, për punime të bashqes, për kultivime të ndryshme.
Villa është e gatshme për banim, komplet e mobiluar, me furnizim të ujit të mjaftueshëm me bunar.
Çmimi është sipas marrëveshjes.