Banesat në shitje

  • 6
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5

ID e pronës : AB00066

Në shitje - Apartment në shitje, Banes në shitje, Banesa

Shiten banesat në një pjesë shumë të përshtatshme për banim.
Banesat posedojnë pesë tipe të ndryshme, duke filluar nga 106.85 m2, 139.12m2 , 140.63 m2, 110.46 m2 dhe 82.33m2 gjithashtu objekti posedon penthouse me tre tipe te ndryshme me 89.38m2 ,143.42m2 dhe 145.77m2 banesat kanë dy lloje të ashensorëve si dhe dy lloje të garazheve.

Projektimi dhe ndërtimi i objektit është shumë cilësor i bërë nga ekipi profesionist dhe një ekip i madh i arkitekteve dhe inxhiniereve, ku muret e jashtme kanë izolim me tre shtresa dhe me tulla të jashtme dekoruese që mundësojnë izolimin akustik të brendësisë së banesës dhe mundëson qëndrim shumë të rehatshëm.
Dritaret janë të kompanisë së njohur Gjermane Rehau me material të aluminit dhe plastikës të ndërtuara nga tre shtresa xhami.
Dyshemeja e banesave është laminat nga firma e njohur gjermane Eger me 8mm trashësi ,ndersa dyert janë nga kualiteti i lartë i drurit.

Banesa do te kete furnizim elektrik dhe furnizim me ujë të pijshëm 24h gjithashtu do te kete rezervar te ujit i cili është i ndërtuar nga betoni.
Është i paraparë ndërtimi i dy llojeve të vendparkimeve të jashtme, i zonave gjelbëruese si dhe këndeve për lodra femijësh.

Objekti ka një arkitekturë bashkëkohore, me apartamente të shfrytëzueshme dhe moderne, me standarde evropiane me material cilësore si dhe mirëmbajtje të mjedisit banesorë.
E vendosur në një ndër lokacionet më urbane të qytetit, i rrethuar me të gjitha shërbimet elementare që u nevojiten banorëve, ku në afërsi ka shkollën fillore, kopsht të fëmijëve shtetërorë dhe privat, qendra tregtare, pemtari, furra buke etj

PRONA TË NGJASHME